Tahiri: Dialogu i cili prodhon fotografi të bukura nuk i kontribuon në esencë bisedimeve

Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se "dialogu i cili prodhon fotografi të bukura, nënshkrime pa vlerë në terren" nuk i kontribuon në esencë bisedimeve me Serbinë. Ai ka kërkuar nga qeveria e Kosovës që marrëveshja me Serbinë të përfundojë me njohje reciproke

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri





Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, në vazhdën e diskutimeve për procesin e dialogut Kosovë-Serbi në margjinat e Komisionit Parlamentar për Stabilizim – Asociim në mes të Kosovës dhe BE-së, ka thënë se “dialogu i cili prodhon fotografi të bukura, nënshkrime pa vlerë në terren” nuk i kontribuon në esencë dialogut.

“Rrjedhimisht për një kohë të gjatë kemi qenë pjesë e dialogut, i cili ka qenë politik e është kamufluar me tema teknike dhe nuk ka krijuar efekte dhe benefite për qytetarët dhe shtetin e Kosovës”, ka deklaruar Tahiri.

Tahiri ka thënë se AAK-ja ka vetëm një porosi për Qeverinë e Kosovës për dialogun Kosovë-Serbi, “duhet të jetë në arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse, ligjërisht e obligueshme me njohje reciproke”.

Ndër të tjera, ai ka thënë se përkushtimi i Kosovës ndaj agjendës së integrimit evropian tash e sa vite është i palëkundur dhe është i vërtetë dhe ka mbështetjen e AAK-së.

Ndërsa, deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka thënë se procesi i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë ka prodhuar paqartësi, teksa ka shtuar se “diskutimet në kuadër të dialogut kanë pasur diskutime teknike”.

Rrezarta Krasniqi, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës

“Duhet të krijohet strategji për marrëveshje finale”, ka deklaruar Krasniqi.

Po ashtu, ajo ka thënë se marrëveshja finale duhet të përfshijë njohjen reciproke, ruajtjen e integritetit dhe sovranitetit të Kosovës.

Ajo ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për prishje të raporteve me aleatët ndërkombëtarë.

“Nisur nga fakti se shteti i Kosovës gjendet para një momentumi të rëndësishëm, ne si LDK kemi dhënë mbështetjen” gjersa ka shtuar se Kosova ka nevojë për mbështetje nga administrata Biden dhe nga BE-ja, sidomos në këtë kohë kur situata gjeopolitike ka marrë rrjedhë tjetër.

 

 





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika