Tahiri: Eksperimentimi i Kurtit me zgjedhjet në veri e ka kthyer vendin prapa

"..Ju them me përgjegjësi të plotë, eksperimentimi i Albin Kurtit me zgjedhjet në veri të Kosovës e ka kthyer Kosovën mbrapa. I ka dëmtuar interesat e Kosovës. I ka vendosur disa flamuj, herë më poshtë e herë më lart, flamuj të shtetit të Kosovës, e që do të shohim se sa do t’i mbajë këta flamuj zotëri Kurti në këtë proces", ka deklaruar shefi i GP të AAK-së, Tahiri

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri ka thënë se “eksperimentimi i Albin Kurtit” me zgjedhjet në veri e ka kthyer Kosovën prapa.

Sipas Tahirit, nuk është arritur diçka me zgjedhjen e katër kryetarëve dhe se  këta të fundit nuk po kryejnë ndonjë punë teksa ka theksuar se AAK ka kërkuar qysh në fillim që për çështjen e zgjedhjeve në veri qeveria të mos merrte veprime për të cilat më vonë do të kthehej pas.

“Ju them me përgjegjësi të plotë, eksperimentimi i Albin Kurtit me zgjedhjet në veri të Kosovës e ka kthyer Kosovën mbrapa. I ka dëmtuar interesat e Kosovës. I ka vendosur disa flamuj, herë më poshtë e herë më lart, flamuj të shtetit të Kosovës, e që do të shohim se sa do t’i mbajë këta flamuj zotëri Kurti në këtë proces. Ky eksperimentim është bërë për aspekt elektoral, puro politik dhe në asnjë moment institucional”, ka thënë Tahiri në një konferencë për media.

Ndryshe, të premten, KQZ-ja vendosi që më 21 prill, në Leposaviq, Zveçan, Mitrovicë e Veriut e Zubin-Potok të votohet për shkarkimin apo jo të kryetarëve të këtyre komunave.

Tahiri: Qeveria miratoi projektligjin për Zyrtarët Publikë pa konsultime, do t’i drejtohemi Kushtetueses

Shija e redaktorit

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Të fundit nga rubrika