Tahiri: Hekurudhën që e nisi Qeveria e Ramush Haradinaj e po e përfundon Albini
Shefi i grupit Parlamentarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, i ka reaguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, duke i thënë se projektin që u inaugurua sot e kishte nisur qeveria Haradinaj 2. Sipas Tahirit, Pal Lekaj, është persekutuar publikisht për urën e njëjtën që po e prezanton Kurti sot. “Këtë vepër infrastrukturore, […]
Shefi i grupit Parlamentarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, i ka reaguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, duke i thënë se projektin që u inaugurua sot e kishte nisur qeveria Haradinaj 2.
Sipas Tahirit, Pal Lekaj, është persekutuar publikisht për urën e njëjtën që po e prezanton Kurti sot.
“Këtë vepër infrastrukturore, pra këtë urë dhe autostradë e ka përfunduar, Ministri Pal Lekaj, e i cili qe dy vjet është në procedurë gjyqësore. Ai, për këtë vepër u persekutua publikisht shumë herë, e sot, të njëjtën po e prezanton kryeministri bashkë me hekurudhën që e ka nis ministri, Pal Lekaj. Është mirë që projektet vazhdohen e kryhen, rasti i autostradës që e ka nisur kryeministri, Hashim Thaqi e që e përfundoi Pali, si dhe hekurudhën që e nisi Qeveria e Ramush Haradinaj e po e përfundon Albini”, ka shkruar Tahiri në Facebook.
“Por, një nuk duhet harruar, mashtrimi i ka këmbët e shkurtëra. E vërteta vonohet, por del në shesh, e atëherë secilit i del fytyra e vërtetë”, ka theksuar ai.
Më tej ai ka pretenduar se i ka prezantuar disa faktet nëpërmjet fotografive.
“Foto 1: Ura 5.6 kilometra e përfunduar si dhe 56 kilometra të shtruara për 18 muaj në Qeverinë Haradinaj nga Ministri Lekaj që sot po baravatet nëpër Gjykata. Foto 2: Ura e papërfunduar e cila ishte për shumë muaj në bllokadë dhe para vendimit me shku në arbitrazh. Duhet të thuhet se nga nisja e autostradës, për tri vite janë shtruar vetëm 13 kilometra asfallt në autostradë. Foto 3: Inaugurimi i investimit të hekurudhës nga kryeministri, Ramush Haradinaj dhe Ministri, Pal Lekaj”, ka shtuar Tahiri.
Ai ka përfunduar duke iu uruar qytetarëve “Gjumë të ëmbël Kosovë!”.















