Tahiri: Heshtja e kryeministrit Kurti karshi deklaratave të Muratit është skandaloze

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, e ka cilësuar si skandaloze heshtjen e kryeminstrit Kurti ndaj komenteve të mëhershme të ministrit të Financave, Hekuran Murati, rreth veteranëve të luftës

Abelard Tahiri, shef i grupit parlamentar të PDK-së në një konferencë për media 01.07.2022

Abelard Tahiri, shef i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), në një konferencë për media pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, ka thënë se heshtja e kryeminstrit Kurti karshi deklaratave të ministrit të Financave është skandaloze.

“Duket që këtu kemi një agjendë të ministrit Murati kundër vlerave të UÇK-së. Fyerjet e tij, linçimet e tij ndaj veteranëve, janë të papranueshme”, ka thënë Tahiri.

Sipas tij, kryeministri Kurti nuk ka opsion tjetër përveç shkarkimit të Muratit, pasi siç thotë ai, me këtë veprim do ta çlironte edhe veten nga një ministër i tillë.

“Nëse tolerohet një sjellje e tij e një ministri, kur një kauzë e UÇK-së ka çliruar vendin, nuk duhet të lejojmë të bëhet normalitet fyerja e këtyre kategorive nga zyrtarë të lartë”, ka shtuar ai.

Ndërsa, për projektligjin për deklarim të pasurisë, Tahiri ka thënë se PDK-ja vazhdon ta kundërshtojë këtë ligj.

“I kërkoj edhe njëherë mazhorancës ta rikthejë në rishqyrtim çështjen e deklarimit të pasurisë. I kërkojmë të reflektojë, ta kthejë projektligjin në komision, t’i largojmë këto kategori”, ka thënë Tahiri.

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Sipas tij, involvimi i profesorëve dhe mjekëve në këtë ligj për deklarim të pasurisë nuk ia vlen, sepse siç thotë ai, nuk janë të përfshirë në afera korruptive.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika