Tahiri i AAK-së: Testi i arritshmërisë po kthehet në test të marrëzisë

Besnik Tahiri nga AAK-ja ka shkruar se testi i arritshmërisë po kthehet në test të marrëzisë. Ndër të tjera, ai ka shkruar edhe për veprimet që do t'i ndërmarrin si parti opozitare në Kuvend lidhur me këtë çështje

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

Kryetari i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se testi i arritshmërisë po kthehet në test të marrëzisë.

E gjithë kjo si pasojë e neglizhencës së Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) dhe mënyrës joprofesionale të monitoruar nga ana e këtij dikasteri.

“Testi i arritshmërisë po kthehet në test të marrëzisë!”

“Dje ka përfunduar Testi i Arritshmërisë dhe Maturës, një proces i mbikëqyrur nga MAShT në mënyrë joprofesionale dhe kaotike, marrëzi“, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Ndër të tjera, ai parashtroi edhe pyetjen se “Pse nuk pati asnjë informim nga ana e MAShTI-it, se cila është rëndësia e Testit të Arritshmërisë, se si mund të përgatiteshin më mirë nxënësit dhe çfarë do të mund të bënin mësimdhënësit në këtë drejtim”.

“Është e papranushme tendenca e MASHT-it për të shpërndarë përgjegjësinë, ku s’i kursyen as nxënësit, për një proces për të cilin nuk siguroi as menaxhim, as mbikqyrje, as informim, as cilësi. Në fakt, nxënësit janë viktima të një menaxhimi të dobet”, ka theksuar Tahiri.

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka theksuar se po presin rezultatet, dhe pas daljes së rezultateve dhe evidentimit të menaxhimit do të ndërmarrin dy veprime.

“E para, të thirrin në interpelancë dhe të raportojë ministren e MAShT-it, dhe e dyta të kërkojnë votimin e një resolute për suspendimin e gjithë procesit”, ka shkruar Tahiri.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika