Tahiri i akuzoi për “puç parlamentar”, me “m’puç” i reagon Rrustemi i VV-së
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Adnan Rrustemi, ka reaguar me ironi ndaj akuzave të shefit të grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, i cili e cilësoi seancën e mbajtur në mbrëmjen e së enjtes si një “puç parlamentar”. Rrustemi, përmes një postimi në rrjetet sociale, ironizoi gjuhën e përdorur nga […]
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Adnan Rrustemi, ka reaguar me ironi ndaj akuzave të shefit të grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, i cili e cilësoi seancën e mbajtur në mbrëmjen e së enjtes si një “puç parlamentar”.
Rrustemi, përmes një postimi në rrjetet sociale, ironizoi gjuhën e përdorur nga Tahiri.
“M’puç parlamentar për Opozitën”, ka shkruar Rrustemi.
Opozita ka kritikuar mbajtjen e seancës së Kuvendit në orët e vona, duke e cilësuar atë si një përpjekje për të kontrabanduar ligje dhe për të shmangur konsultimet e nevojshme me deputetët e tjerë.
Tahiri, në një postim në Facebook, akuzoi shumicën parlamentare për shkelje të parimeve demokratike, duke thënë se veprimi i VV-së përbën një “puç parlamentar” dhe një “shembje të demokracisë”.















