Tahiri i drejtohet Haxhiut: Ministre e sanksionuar e ShBA-së, duhet të japësh dorëheqje
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri i ka thënë ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu se duhet të japë dorëheqje pasi sipas tij, ajo është refuzuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të shkojë për vizitë. “E nderuara ministre e sanksionuar e ShBA-së, s’e di a ka më keq se […]





Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri i ka thënë ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu se duhet të japë dorëheqje pasi sipas tij, ajo është refuzuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të shkojë për vizitë.
“E nderuara ministre e sanksionuar e ShBA-së, s’e di a ka më keq se të sanksionohesh prej Amerikës , flet kur flasim ne, del akuzon, ne po kërkojmë angazhimin e Prokurorisë për kapjen e kriminelëve në veri”, ka thënë Tahiri.
Kjo deklaratë e tij ka ardhur pasi ministrja Haxhiu e ka akuzuar deputetin Tahiri për keqinformim në seancën e 10 nëntorit në Kuvendin e Kosovës.
“Ju ftoj të mos i keqinformoni grupet parlamentare, të dalë shefi i grupit parlamentar të PDK-së, të thotë se s’ka prokurorë dhe gjyqtarë në veri, po i inkurajoni edhe dhunuesit të kryejnë krime”, ka deklaruar ajo.
Ajo ka thënë se për herë të parë Kosova ka një pozicion të dinjitetshëm në negociata me Serbinë dhe se është më e fuqishme me argumente politike përballë kërcënimeve të Serbisë, duke fajësuar qeverisjet e kaluara se kanë lëshuar pe për gjithçka që ka kërkuar Serbia.
“Ka pasur lëshim pe përkrah Serbisë, gjithmonë i keni thënë po. Pasojat e qeverisjeve të mëhershme janë edhe sot”, ka vijuar ajo.




















