Tahiri ia thotë troç Konjufcës: S’keni pasur synim marrëveshje, vetëm që VV-ja t’i ketë tri pozitat

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka kritikuar procesin e konsultimeve politike për zgjedhjen e presidentit, duke e quajtur atë jo serioz dhe të paracaktuar.

Tahiri i është drejtuar nënkryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, në Debat Plus duke i thënë se qëllimi ka qenë vendosja e një kandidati nga LVV në krye të institucioneve kryesore të vendit.

Ai ka deklaruar se procesi nuk ka qenë konsultativ dhe se që në fillim ka qenë e qartë se nuk do të arrihej marrëveshje politike për presidentin.

“Qëllimi ka qenë deri në ditën e fundit me mujt në atë pozicion me vendos një person i cili vjen nga LVV dhe këto tri pozita me qenë pozita që i udhëheq Albin Kurti në krye pikë. Me dashtë proces konsultativ e dimë sesi bëhet”, ka deklaruar ai.

Tahiri gjithashtu ka thënë se një Kosovë e ka ditur që nga fillimi se zgjedhja e Vjosa Osmani nuk do të bëhej kurrë.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika