Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se AKK-ja ka mbajtur një takim të kryesisë dhe dënon ashpër kidnapimin e tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga Serbia në territorin e Kosovës.

“Kërkojmë nga faktori ndërkombëtar në veçanti ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës që urgjentisht të bëjë presionin e duhur ndaj një shteti i cili nuk e fsheh synimin e vetë armiqësor ndaj Kosovës dhe të lirojë menjëherë tre policët e kidnapuar”, ka kërkuar Tahiri.

Sipas AKK-së, ky është një akt i drejtpërdrejtë i provokimit të Serbisë ndaj Kosovës.

“Kërkojmë nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që t’i lirojë menjëherë tre zyrtarët policorë të Kosovës, duke mos easkaluar situatën, dhe duke pas parasysh se ky Kuvend në ballafaqim me Serbinë nuk e njeh qasjen pozitë opozitë, ajo që ka ndodhur dej ka qenë provokim i drejtpërdrejtë  edhe është një akt që duhet të dënohet nga Kuvendi i Kosovës”, ka deklaruar ai.

Më tej, ai ka pasur edhe një porosi për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke thënë se populli i Kosovës kurrë nuk e harron ndihmën e tyre ndaj Kosovës.

“Edhe nëse qeveria harron populli nuk harron kjo porsi është për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO-n dhe Bashkimin Evropian”, ka thënë ai.