Tahiri: Kjo qeveri po e dërgon vendin në humnerë para shkatërrimit të përgjithshëm

“Ky drejtim politik i kësaj qeverisje po e dërgon vendin në humnerë, para shkatërrimit të përgjithshëm", ka shkruar deputeti Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka kritikuar Qeverinë aktuale të vendit, duke thënë se po ua humb shpresat për një të ardhme më të mirë gjeneratave të ardhshme në Kosovë.

Sipas tij, Qeveria e udhëhequr nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po e çon vendin drejt një humnere.

“Ky drejtim politik i kësaj qeverisje po e dërgon vendin në humnerë, para shkatërrimit të përgjithshëm. Po krijojnë skandale në të gjitha sferat, për të mbuluar dështimin e mashtrimin”, ka shkruar ai në Facebook.

Tahiri ka thënë se edhe Amerika, “shteti me ekonominë më të fortë në botë është ka shikon me ua lehtësuar jetën familjeve amerikane, në raport me shpenzimet bazike, si barnat, sigurimet e shumë tjera, qeveria jonë qe 2 vjet e gjysmë, qytetarëve vetëm sa ua rëndon jetesën”.

E këtë e argumentoi duke i renditur disa nga arsyet, siç është “ekonomia e rënduar e vendit, punësimi, kushtet e jetës”.

“Librat shkollorë; Pagat në sektorin publik; Lista esenciale e barnave; Pensionistët; Policët; Mjekët; Infermierët; Veriu i Kosovës – pika më e ndjeshme e Kosovës. Sanksionet; Sulmin ndaj mediave”, ka shtuar ai.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika