Tahiri: Kosova i ra shuplake Kurtit e gjithë deputetëve tjere
Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të vendosur masë të përkohshme që ndalon konstituimin e Kuvendit të Kosovës, pas kërkesës për vlerësim kushtetues. Përmes një postimi në Facebook, Tahiri e ka interpretuar vendimin si një shuplakë për kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, dhe të gjithë deputetët e Kuvendit […]
Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të vendosur masë të përkohshme që ndalon konstituimin e Kuvendit të Kosovës, pas kërkesës për vlerësim kushtetues.
Përmes një postimi në Facebook, Tahiri e ka interpretuar vendimin si një shuplakë për kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, dhe të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës.
“Kosova i ra shuplake Kurtit e gjithë deputeteve tjerë – Gjykata Kushtetuese foli – ua ndali punën- Kosova dine ta marre veten sese ka lindur nga gjaku i shqiptareve…”, ka shkruar Tahiri.















