Tahiri: Kosova ta përfundojë sa më shpejt aplikimin në Parlamentin Evropian

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se Kosova ta përfundojë sa më shpejt aplikimin në Parlamentin Evropian

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se Kosova duhet ta përfundojë sa më shpejtë aplikimin në Parlamentin Evropian.

Kështu është shprehur ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, teka ka bërë të ditur se është duke marrë pjesë në sesionin plenar të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

“Sot, gjatë ditës, si në sesionin plenar të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, po ashtu edhe në dy komisione, atë për çështje sociale dhe Komisionin e partive anëtare të EPP-së, pash për së afërmi se sa e rëndësishme është që Kosova ta përfundojë aplikimin sa më shpejtë”, ka shkruar Tahiri.

May be an image of 3 people and indoor
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri

Përkundër faktit që diskursi i diskutimit në Këshill ishte Ukraina, Tahiri e ka parë të mundur që me një plan serioz, me një komunikim strategjik Kosova të bëhet anëtare.

“Këshilli i Europës është një organizatë e rëndësishme për vendet anëtare dhe vendet aspiruese, siç është Kosova, mirëpo edhe komplekse në funksionimin e saj”, shtoi ai.

Në anën tjetër, edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar që Kosova të bëhet pjesë e Këshillit të Evropës dhe NATO-s.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kështu është shprehur i pari i ekzekutivit, në një konferencë të përbashkët me ndihmësekretaren amerikane për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Karin Donfried.

“Që të ruhet paqja dhe stabiliteti afatgjatë, siguria rajonale, është i domosdoshëm integrimi sa më i shpejtë i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe NATO, i shteteve që janë demokratike dhe i kanë vendosur sankisone Rusisë”, ka thënë ai.

Ndërkaq, të enjten e 21 prillit, në Komisionin e Parlamentit Evropian për politikë të jashtme është zhvilluar debati për draftin e raporteve për Kosovën dhe Serbinë.

Gjatë këtij debati, është shprehur mirënjohje për shpejtësinë me të cilën Kosova kishte mbështetur sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Rusisë duke e dënuar agresionin rus ndaj Ukrainës.

Kurti: Antarësimi i Kosovës në NATO është i domosdoshëm

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika