Tahiri: Kostoja e jetesës në Kosovë po bëhet e papërballueshme, kjo qeveri ka braktisur qytetarët

Abelard Tahiri, shef i grupit parlamentar të PDK-së

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka kritikuar qeverinë aktuale të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, për ikjen e qytetarëve nga vendi.

Në fjalën e tij në seancën plenare, Tahiri ka thënë se kjo qeveri ka braktisur qytetarët.

“Jemi këtu për t’ia kujtuar Kurtit që në Kosovë ka edhe jetë dhe angazhim përtej angazhimit të tij në dialog. Kjo qeveri duhet të marrë hapa urgjent, ta ulë pasigurinë sociale paralelisht me rritjen e të hyrave në ekonominë familjare, të ulë numrin e të rinjve që lëshojnë Kosovën paralelisht me rritjen e vendeve të punës, të ulë koston e shëndetësisë, të ulë numrin e bizneseve që falimentojnë”, tha ai.

Siç tha Tahiri, në dy vitet e fundit janë lexuar shifra tmerruese të largimit të qytetarëve nga Kosova.

“Sipas statistikave të ASK-së, numri i qytetarëve të Kosovës që gjatë 2021 është vlerësuar që kanë lënë vendin dhe kanë migruar është rreth 42 mijë e 728 qytetarë. Ndërsa më 2022, sipas raportimeve që kemi parë nga mediat, vetëm me viza pune janë pajisur rreth 42 mijë qytetarë. Dje lexuam edhe shifra të frikshme të nxënësve nga shkollat e vendit tonë. Po ashtu, raportime për ikje të mjekëve dhe stafit të personelit shëndetësor”, shtoi ai.

Tahiri theksoi se kostoja e jetesës në Kosovë po bëhet e papërballueshme.

“Në 2 vitet e fundit papunësia është rritur. Sipas ASK-së krahasuar me vitin 2021, në sektorin e industrisë ka rreth 1.7 për qind më pak të punësuar, në sektorin e tregtisë me pakicë në dyqane jo të specializuara ka rreth 6.18 për qind më pak të punësuar, në tregtinë me pakicë të pajisjeve informatike dhe të komunikimit në dyqanet e specializuara ka rreth 21.65 për qind më pak të punësuar”.

“Këto shifra janë indikatorë që diçka nuk është në rregull në vendin tonë dhe mënyrën se si po funksionon ekonomia vërtet është tmerruese. Ende më skandaloze e bën fakti kur Kurti në një intervistë franceze thotë: “Disa largohen, por të tjerët do të kthehen”. Nuk mund të flasim me kaq papërgjegjësi karshi këtyre numrave tmerruese. Nuk di që ka formulë apo shkop magjik që për t’i realizuar këto gjëra, por kurrfarë formule tjetër nuk duhet të zbrazë Kosovën vetëm nëse kjo qeveri qëndron kështu, lëre që nuk ta ofron superpunën, por kjo qeveri është duke krijuar një ambient për superikjen nga vendi ynë”.

Shija e redaktorit

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Duhet të ketë pezullim të konkursit për gradimin e policëve,...

Derisa Inspektorati Policor i Kosovës të dalë me raportin final në lidhje me dyshimet për favorizime dhe keqpërdorime në konkursin për gradim e policëve,...

Të fundit nga rubrika