Tahiri kritikon Ligjin e Pagave: Terr informativ, manipulim dhe siç po duket edhe një mashtrim i radhës
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka komentuar Ligjin e Pagave që u miratua gjatë ditës së enjte. Tahiri për këtë ligj tha “E tash që kaloi Ligji i Pagave, a ka dikush në qeveri që mundet me na tregu sa është rroga e një zyrtari të shtetit”. […]
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka komentuar Ligjin e Pagave që u miratua gjatë ditës së enjte.
Tahiri për këtë ligj tha “E tash që kaloi Ligji i Pagave, a ka dikush në qeveri që mundet me na tregu sa është rroga e një zyrtari të shtetit”.
Sipas Tahirit ky është një terr informativ, manipulim dhe një mashtrim i radhës.
“Terr informativ, manipulim dhe siç po duket edhe një mashtrim i radhës. Folni mos heshtni tash”, ka shtuar Tahiri në Facebook.
Kuvendi i Kosovës në seancën e 22 dhjetorit ka miratuar Ligjin për Pagat në Sektorin Publik.
Për këtë projektligj votuan, gjithsej, 64 deputetë, ku prej tyre 63 pro dhe një abstenim.
Opozita pati mjaft kritika për këtë projektligj.















