Tahiri: Kufizimi nuk e zhbën Specialen, por synon ta përmirësojë institucionin

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka komentuar reagimet e ndërkombëtarëve pas ndryshimit të ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, raporton.

Tahiri ka thënë se ndryshimi i ligjit në Kuvend vjen si rrjedhojë e, siç u shpreh ai, dështimeve të shumta gjatë procesit gjashtëvjeçar.

“Ajo çka ka ndodhë në Kuvendin e Kosovës është shumë e thjeshtë. Është ndryshuar një ligj i cili vjen si rrjedhojë e shumë dështimeve, jo vetëm në procesin gjashtëvjeçar, mirëpo edhe në aspektin dhe qëllimin për çka është distancuar. Kufizimi ka të bëjë me të drejtën e Kuvendit të Kosovës. Ky kufizim nuk e zhbën, por e përmirëson një institucion i cili synon të ketë drejtësi. Vendimi është i plotfuqishëm, Kosova vazhdon rrugëtimin e vet, qëllimet institucionale dhe politike që i ka”, ka deklaruar Tahiri./EO

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika