Tahiri: Kurti e pranoi Asociacionin, mosbotimi i dokumentit bëri që kryeministri ta ndërtojë fjalorin manipulativ

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë në Bruksel, Edita Tahiri, ka thënë se qasja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke e mbajtur të fshehtë procesin e dialogut me Serbinë e ka sjellë Kosovën në një gjendje të rëndë.

E ftuar në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini, Tahiri ka theksuar se kjo vjen si rezultat i ndonjë lutjeje të vetë Kurtit, që, sipas saj, i njëjti dëshiron të blejë kohë që të ndërtojë fjalorin “manipulativ”.

Ajo ka thënë se nëse dokumenti do të publikohej menjëherë, atëherë, sipas saj, do të ishte një “shok” për votuesit e LVV-së.

“Qasja e Kurtit që po e mban procesin e dialogut dhe dokumentin krejt fshehtas jashtë syve të opinionit e ka sjellë Kosovën në një gjendje të rëndë edhe në kuptimin e demokracisë së lënduar… Kurti nuk i nxjerr dokumentet”.

“Është hera e parë që Brukseli nuk e bën publike dhe mendoj që më tepër ka qenë si ndonjë rezultat i ndonjë lutje të Kurtit që mos ta botojnë menjëherë në mënyrë që ai të blejë kohë ta ndërtojë fjalorin manipulativ. Atij i duhet ta përgatisë opinionin dhe të mashtrojë aq sa mundet, sepse ai e ka ndërtuar këtë pushtet mbi bazën e kundërshtimit të Asociacionit, pra tani e ka pranuar. Nëse menjëherë do të dilte dokumenti do të ishte shok për ata që i besuan dhe tani u zhvesh lideri i tyre nga manipulimet dhe populizmat, por nuk po guxon ta nxjerrë dokumentin”, tha Tahiri.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika