Tahiri: Kurti është bërë humorist, e ka humbur fuqinë politike

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, duke e thënëë se e ka humbur fuqinë politike dhe po bëhet humorist

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i ka reaguar deklaratës së kryeministrit Albin Kurti se nëse do të mbaheshin zgjedhjet e parakohshme do të zhdukej opozita.

Sipas Tahirit, Kurti e ka humbur fuqinë politike dhe këtë e di shumë mirë.

“Jeni dëshmitarë që sot edhe një herë u vonua mbledhje e Kryesisë. E para, Kosova është në një qorrsokak është nën sanksion nën masa më të rrepta nga aleatët e saj, ndërsa Kurti vazhdon të flet dhe të mos thotë asnjëherë. Kjo çështje e dëmtoi Kosovën dhe është duke penguar rrugën e saj drejt BE. Një qasje shumë më serioze duhet të ndodhë përndryshe kjo Qeveri duhet të shkarkohet ose të vetëdorëhiqet. Një temë që do ta trajtojmë si grup është për të drejta e punëtorëve në sektorin privat. Kjo Qeveri nuk ka bërë asgjë për punëtorët e sektorit privat. Kjo Qeveri ka ardhur në pushtet duke premtuar të drejta dhe avancim të punëtorëve në sektorin privat, kjo duhet të trajtohet në një seancë”, ka thënë Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Më tej, Tahiri ka thënë se Kurti është duke u bërë humorist.

“Kryeministri Kurti ka filluar që të bëhet humorist, ai asnjëherë nuk ka pasur kujdes për opozitën, ai nuk kujdeset për njerëzit që i ka brenda që kanë mendim ndryshe, le më për opozitë. Le të dalë në qoftë se ia mban në zgjedhje e sheh, ai e di shumë mirë që e ka humbur fuqinë elektorale politike”, ka shtuar Tahiri.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika