Tahiri: Kurti një mashtrues i sofistikuar, po e përmbyll mandatin e tij me një sukses të vetëm – urën e Saradranit

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

Shefi i Grupit Parlamentar të Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, e ka quajtur kryeministrin, Albin Kurti, “mashtrues të sofistikuar”.

Përmes një postimi në “Facebook”, Tahiri thotë se qeveria “po lidh” gjithçka tek ura në mënyrë që dështimet të mos i diskutojë në publik.

“Synimi kryesor i kësaj qeverie e këtij kryeministri është që opozitën, zërin kritik dhe tërë Kosovën ta lidhë tek ura, në mënyrë që të gjitha dështimet e tij katërvjeçare mos t’i diskutojë në publik, disa muaj para zgjedhjeve.”

Tahiri thotë se ura duhet të hapet, ta ushtrojë funksionin e vet praktik, siç shkruan “të jetë instrument lidhës e jo ndarës,” dhe sipas tij, ura nuk duhet të shkaktojë armiqësi me vendin, “që në esencë e ka bërë shtetin e Kosovës.”

Po ashtu, ai ka shkruar edhe për gjendjen e vendit të cilin e quan “shtet të izoluar në rrafshin ndërkombëtar”, si dhe rrafshin e brendshëm, duke përmendur rrugët e drejtimeve në qytetet e Kosovës, të cilat thotë se janë rrugë “të paktën 2 orëshe”.

“Tash, të flasim për gjendjen në Kosovë – është një shtet totalisht i izoluar në rrafshin ndërkombëtar e i bllokuar në rrafshin e brendshëm, ku askush nuk mund të bëjë një rrugë 30-të kilometërshe për secilin drejtim si: Podujevë, Mitrovicë, Gjakovë, Gjilan apo kudo pa i planifikuar, të paktën dy orë rrugë. Janë mbi 2500 biznese të cilat operojnë në vendpunime të këtyre rrugëve, të cilat tash e disa vjet janë në bllokadë.”

Akuza ka edhe drejt Ministrisë së Arsimit për tekstet shkollore.

“Edhe dy javë nis procesi mësimor, ndërsa  vazhdon maltretimi, keqpërdorimi e eksperimenti i Ministrisë së Arsimit me tekstet shkollore, vetëm për ta shtypur një të drejtë elementare të qytetarit,” shkruan Tahiri.

Teksa për Kurtin thotë që ka hapur vetëm një urë atë “të Saradranit”.

Qytetarë të Republikës së Kosovës duhet të kuptojnë se Albin Kurti e ka hapur vetëm një urë, atë të Saradranit. Ai po do që këtë popull me lidhë me një shtyllë afër urës dhe çdo ditë të na tregojë se a është lyer ura, a mund të kalojë një kamion, a foli me komandantin e KFOR-it apo jo. Shihni përtej kësaj, ky është një mashtrues i sofistikuar, i cili po e përmbyllë mandatin e tij me një sukses të vetëm – urën e Saradranit. Po e përmbyll mandatin duke e shkelur secilin zyrtar publik, duke e shtypur secilin zë të lirë, si në media ashtu edhe në shoqëri. Këto janë problemet e tij, nëse doni të qëndroni të lidhur te ura, rrini aty, por Kosova është ka shkon poshtë dhe buzë shkatërrimit në nivelin më të ulët të marrëdhënieve ndërshtetërore me ShBA-në dhe vendet e BE-së.

“Pra, mashtruesi i sofistikuar don me na mbajt të lidhur për ure,” shkruan Tahiri.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika