Tahiri: Kurti t’i lërë ankesat, t’i heqë arsyet që sollën ndëshkime nga ShBA-ja e BE-ja

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka thënë se kryeministri Kurti duhet t’i lërë “ankesat” dhe siç thotë ajo të "heqë arsyet që sollën ndëshkimet nga ShBA-ja dhe BE-ja"

Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka kritikuar qasjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me aleatët ndërkombëtarë.

Në një postim në Facebook, Tahiri ka thënë se situata është keq për Kosovën, pasi siç thotë ajo, ka ndëshkim pas ndëshkimi.

Sipas saj, kryeministri Kurti duhet t’i lërë “ankesat”  e “t’i heqë arsyet” që siç thotë ajo, sollën ndëshkimet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe Bashkimi Evropian (BE).

“Ndëshkim pas ndëshkimi – keq për Kosovën! Kurti t’i lërë ankesat por t’i heqë arsyet që sollën ndëshkime nga Amerika dhe Bashkimi Evropian”, ka shkruar Tahiri.

Ndryshe, tensionet në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, nisën më 26 maj, kur kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, të Zubin Potokut dhe të Leposaviqit, hynë në ndërtesat komunale nën përcjelljen e Policisë së Kosovës.

Serbët kundërshtuan këtë dhe që atëherë po zhvillojnë protesta duke kërkuar tërheqjen e kryetarëve të rinj dhe të njësive speciale policore.

Bashkësia ndërkombëtare i ka paraqitur Kurtit tri kërkesa kryesore: qetësimin e situatës në veri, mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore dhe rikthimin në dialogun për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

Ndërkaq, nga Beogradi është kërkuar që të sigurojë që serbët të marrin pjesë pa kushte në zgjedhjet eventuale lokale.

Kurti ka paraqitur një plan prej pesë pikash, që parasheh edhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja, por për mbajtjen e tyre ai ka thënë se nevojitet shtet ligjor.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika