Tahiri – Kurtit: A i pate more burrë 30 ditë kohë për diskutime?

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar procesin e moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar atë si një situatë të dëmshme për vendin.

Tahiri ka thënë se ka kaluar afati kushtetues prej 30 ditësh dhe se, sipas tij, Kuvendi është dashur të jetë funksional. Ai ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se po kërkon më shumë kohë, pavarësisht afatit të kaluar.

“Jeni dëshmitarë të një tendence të skajshme, jashtëzakonisht të dëmshme për Kosovën, të moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës”, ka deklaruar Tahiri.

Ai ka pyetur pse, sipas tij, nuk janë zhvilluar më herët diskutime me partitë politike për arritjen e një marrëveshjeje, duke theksuar se çështja e presidentit është një nga pikat kryesore të ngërçit politik.

Tahiri ka ngritur dyshime se zvarritja e procesit mund të çojë në një situatë të re kushtetuese dhe ka akuzuar Kurtin se, sipas tij, po kërkon të fitojë kohë dhe të sigurojë kontroll mbi institucionet që nuk i takojnë një subjekti të vetëm politik.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika