Tahiri – Kurtit: Ke marrë 4500 vota në Deçan duke premtuar për kauza që e ke ditë që s’ke çare pa i bë

Shefi i Grupit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me vendimin e djeshëm për Manastirin e Deçanit, duke i thënë se “ke marrë 4500 vota në Deçan duke premtuar për kauza të cilat nuk ka çare pa i bë”.

Në seancën e së enjtes, Tahiri ka thënë se ndonëse AAK nuk komenton vendimet e Kushtetueses, sipas tij, qeveria duhet të reflektojë sepse proceset politike dhe ato të sigurisë që po vijnë nuk janë të lehta.

“Nuk mund të dal prej foltores pa i thënë atij zotërisë që nuk është këtu, nuk ke lënë të zezë, je ngrit mbi kultin duke u thënë jeni të shantazhuar, jeni të kapur, jeni hajna, ke marrë mbi 4500 vota në Deçan duke premtuar për kauza që e ke ditë që s’ke çare pa i bë, kërkesa ime është që qeveria të reflektojë se proceset politike e të sigurisë që po vinë Kosovës nuk janë të lehta, mos i leni deri në momentin e fundit”, ka thënë Tahiri.

Ndërsa, për kontratat njëburimore, për të cilat, po diskutohet tani në Kuvend, Tahiri ka thënë se janë burim i korrupsionit dhe e dëmtojnë buxhetin.

“Kontratat njëburimore edhe pse janë të lejuara, tregojnë se janë mjeti më i mirë për dëmtimin e konkurrencës së lirë, për korrupsion, për favorizim nga sektori publik në atë privat”, ka vijuar ai.

 

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika