Tahiri: Ligji i pagave nuk ka as vlerë e as koeficient
Të premten, pritet që Kuvendi i Kosovës ta trajtojë çështjen e Ligjit për Paga dhe ligjin për zyrtarët publikë. Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se me Ligjin për Paga të sponzorizuar nga qeveria, nuk dihet se sa do të jenë pagat e zyrtarëve publikë, pasi sipas tij, ai ligj nuk […]





Të premten, pritet që Kuvendi i Kosovës ta trajtojë çështjen e Ligjit për Paga dhe ligjin për zyrtarët publikë.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se me Ligjin për Paga të sponzorizuar nga qeveria, nuk dihet se sa do të jenë pagat e zyrtarëve publikë, pasi sipas tij, ai ligj nuk ka koeficient.
“Kjo është seanca më e rëndësishme për Aleancën, sepse në rend të ditës pritet të vijë Ligji për paga, fatkeqësisht e ka emrin ligji i pagave, por nuk dihet sa është paga e një zyrtari publik, sepse nuk ka as vlerë as koeficient”, ka thënë ai.
Tahiri e ka kritikuar edhe ligjin për zyrtarët publikë, duke thënë se qeveria po tenton që përmes këtij ligji, t’i kontrollojë ata.
“Në këtë seancë do të vijë edhe ligji për zyrtarët publikë, për mua personalisht ai ligj nuk është për ta, por për kapjen e zyrtarëve publikë, për shkak se interferohet në kundërshtim me BE-në dhe sigmën, në sistemin e meritokracisë”, ka thënë ai.
Në seancën e së premtes pritet të trajtohen edhe një sërë ligjesh të tjera.




















