Tahiri: LVV-ja, kurrë më në jetë s’i merr 50 përqind të votave

Tahiri nga radhët e AAK-së ka deklaruar se sondazhet vënë në pah një pakënaqësi me Qeverinë Kurti për çka shprehet i bindur se LVV nuk do të arrijë më 50 përqind të votave. Krahas qeverisë, ai kritikon edhe presidenten, Vjosa Osmani

Besnik Tahiri, AAK

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri është shprehur i bindur se subjekti politik në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje nuk do të marrë më 50 përqind të votave.

Në një intervistë për KP, Tahiri ka deklaruar se sondazhet dhe jo vetëm vënë në pah një pakënaqësi me Qeverinë Kurti.

“Në Vetëvendosje janë duke menduar që Albini iu fiton prapë votat me i marrë 50 për qind. Ndoshta na befason edhe neve opozitën, por të dhënat, sondazhet, informatat prej tereni, tregojnë një pakënaqësi serioze me këtë qeveri. Si do të jetë qasja jonë sa do të mundemi të mobilizojmë nuk e di, por një e di që kurrë më në jetë 50 për qind. Asnjëherë, një herë i ka marrë duke thënë këta janë garda e vjetër duhet me shku në shtëpi por më nuk ndodh kurrë. Njerëzit kanë me lyp rezultate, të cilat nuk i ka kjo qeveri”, ka thënë Tahiri.

Krahas kësaj, ky  i fundit, si jo rrallëherë ka kritikuar Kurtin edhe për qasje të gabuar me palën serbe të kuadër të dialogut. Tanimë, Tahiri vlerëson se Kosova ka humbur.

“Qasja e deritanishme e qeverisë Kurti në dialog e ka kthyer Kosovën në humbëse dhe ka dobësuar vendin tonë në rrafshin ndërkombëtar por edhe të brendshëm. Në vend që Serbia që është vendi i vetëm në Evropë që nuk i ka vendosur masa Rusisë të sanksionohet, sot e sanksionuar është Kosova për shkak të një politike qorre, jo strategjike dhe kryesisht taktike për interesa të ngushta votuese të Lëvizjes Vetëvendosje e ka sjell Kosovën në humbëse… Kosova sot është më dobët në rrafshin ndërkombëtar. Është më e dobët në sovranitetin e vendit të vet, në rrafshin e brendshëm dhe Kosova është më e dobët në vendimmarrjen e saj. Secili vendim që është marrë prej 31 korrikut të vitit të kaluar, tablat, gjobat të gjitha janë kthyer prapa”, thotë Tahiri.

Ai konsideron si të gabuar edhe insistimin e Qeverisë së Kosovës që të shkohet në zgjedhje të parakohshme në veri vetëm përmes peticionit. Sipas tij, i njëjti ka disa problematika që mund të jenë në dëm të Kosovës në të ardhmen.

Tahiri kritika pati edhe për presidenten, Vjosa Osmani-Sadriu.

Ai e cilësoi si “jo-serioze” deklaratën e saj në kundërpërgjigje ndaj homologut francez, presidentit Macron. Ai thekson se dialogun nuk mund të vret askush, pasi s’ka alternativë tjetër përveç tij.

“Deklarata e presidentit Macron është problematike. Pse duhet ai në një fjalim të tij me trajtu Kosovën e cila e ka rrugën e lirisë dhe shtetndërtimit pro evropian. Ne jemi mbështetës të kauzave evropiane me një kushtetutë që i jep diskriminim pozitiv pakicave dhe një shoqëri multietnike. Pse duhet të na përmend neve ai. Në anën tjetër cili është reagimi jonë, ai është se kjo qasje e vranë dialogun. Cila është alternativa e dialogut? Kjo do të ishte pyetja ime për presidenten. Lufta? Pasi ti ose flet ose lufton. A jeni duke parë sa janë joserioz në këtë qasje”, thekson Tahiri.

Ky i fundit është deklaruar edhe me mocionin e mosbesimit për çka kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj kishte kërkuar nga partitë opozitare ta nënshkruarin.

Sipas Tahirit, PDK dhe LDK nuk janë të interesuara për t’i dhënë nënshkrimet.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika