Tahiri: Maqedonci, je dezertor – Jep dorëheqje, ke lënë ushtrinë pa bukë
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka reaguar ndaj ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, duke e akuzuar për “dezertim” nga detyra e tij. Gjatë seancës së jashtëzakonshme, ku po diskutohet për gjendjen e ushqimit në Forcën e Sigurisë së Kosovës, Tahiri e cilësoi situatën si të patolerueshme, duke theksuar […]
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka reaguar ndaj ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, duke e akuzuar për “dezertim” nga detyra e tij.
Gjatë seancës së jashtëzakonshme, ku po diskutohet për gjendjen e ushqimit në Forcën e Sigurisë së Kosovës, Tahiri e cilësoi situatën si të patolerueshme, duke theksuar se Maqedonci ka dështuar në përmbushjen e përgjegjësive të tij si ministër, sidomos në lidhje me ushqimin e FSK-së.
“Ministër, kudo që je, sot ke dezertuar përballë detyrës tënde më fisnike”, ka deklaruar Tahiri.
Ai e akuzoi Maqedoncin për mungesën e pranishme në Kuvend, duke e konsideruar si një shenjë të papërgjegjshmërisë.
Sipas Tahirit, kjo është një situatë e rëndë që i dëmton jo vetëm reputacionin e Maqedoncit, por edhe imazhin e partisë së tij.
“Sot, mos me qenë në gjendje me ardh në Kuvend edhe me mbrojt punën tënde, angazhimin tënd është e pa tolerueshme. Sot, ajo që më së paku do të duhej ta bëjë është më dhënë dorëheqje dhe më liru atë detyrë”, ka thënë më tutje deputeti i PDK-së.
Tahiri kërkoi që Maqedonci të japë dorëheqje, duke e quajtur atë një ministër që do të mbahet mend për lënien e ushtrisë pa bukë. A
“Sot ministër, je ministër që do të mbahesh mend që e kë lënë ushtrinë pa bukë. Nuk besoj që të bën nder ty, as partisë tënde e as partisë tënde”, ka shtuar Tahiri.















