Tahiri: Marrëveshja finale për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë është çelësi i paqes në rajon

Edita Tahiri ka thënë se nëse Kosova dhe Serbia pajtohen në Bruksel në takimin e tretë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, atëherë gjendet çelësi për paqen rajonale, por sipas saj kjo nuk mund të arrihet pa angazhimi maksimal të të gjitha palëve

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri

Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar në lidhje me bisedimet që janë duke u zhvilluar në Bruksel të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian(BE).

Tahiri ka thënë se BE-ja, SHBA-të dhe NATO janë të bindura që ka ardhur koha për arritjen e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë.

“Marrëveshja finale për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë është çelësi i paqes në rajon dhe normalizim të marrëdhënieve bilaterale”, ka shkruar Tahiri në rrjetin social Facebook.

Sipas ish-kryenegociatores, takimi i 18 gushit në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel nuk mund të sjellë një marrëveshje të tillë.

Për Tahirin, për të arritur marrëveshjen finale në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet që të ketë angazhimi maksimal nga të gjitha palët.

Përfundon raundi i parë trepalësh, vazhdojnë takimet dypalëshe

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika