Tahiri në 25-vjetorin e rënies heroike të familjes Jashari: Secili prej nesh duhet të përkujtojë luftën për liri

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka përkujtuar 25-vjetorin e rënies heroike të familjes Jashari, duke thënë se secili qytetar duhet të përkujtojë luftën për liri, vetëdijësimin dhe sakrificën e familjes Jashari

Besnik Tahiri, AAK

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka përkujtuar 25-vjetorin e rënies heroike të familjes Jashari.

Përmes një postimi, Tahiri ka thënë se secili qytetar duhet të përkujtojë luftën për liri, vetëdijësimin dhe sakrificën e familjes Jashari.

“Secili prej nesh, përjet duhet të përkujtojë luftën për liri, vetëflijimin dhe sakrificën e familjes Jashari, atyre që dhan gjithçka për kombin lirinë dhe shtetin. Lavdi e përjetshme!”, ka thënë Tahiri.

Këtë të diel bëhen 25 vjet që nga rrethimi i familjes së Jasharëve, në Prekaz të Drenicës.

Sulmin e gjerë për të zhdukur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, Serbia e kishte koncentruar në Prekaz, duke i bërë asaj një rrethim të hekurt.

Ngjarja e fillimit të marsit të vitit 1998 ishte e fuqishme për nga përmasat e saj të flijimit unikat, të qëndresës e të masakrimit, duke ngritur çështjen e Kosovës në krye të agjendës botërore. Kështu, në natën e 4 dhe 5 marsit të vitit 1998, Prekazi ishte rrethuar nga forcat e shumta ushtarake dhe policore, e kjo kishte lënë të kuptohej se atje do të kishte rrethim të hekurt.

Më 5 mars të këtij viti bëhen 25 vjet nga rënia e komandantit legjendar, Adem Jasharit, familjes së tij dhe Jasharëve të tjerë.

Prekazi dhe Drenica ishin të rrethuara nga forcat paramilitare serbe që nga viti 1991 deri më 1998. Synimi i tyre ishte vrasja e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari dhe familjes së tij, për të shuar rezistencën që familja Jashari me në krye Ademin e Hamzën ishin duke ia bërë regjimit të Sllobodan Millosheviqit.

 

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika