Tahiri: Në raportin për Kosovën, 24 herë përsëritet fjala ‘nuk ka progres’

Anëtari i LDK-së, Xhafer Tahiri, ka thënë se në raportin e Progresit për Kosovën nuk ka zhvillime në sektorin e shëndetësisë, sigurisë, ekonomisë dhe drejtësisë. Tahiri shtoi se ky raport konstaton në mënyrë kritike se, buxheti i shëndetësisë për vitin 2022 është zvogëluar për 14.6 për qind

Anëtari i LDK-së, Xhafer Tahiri





Xhafer Tahiri, anëtari i LDK-së, në një konferencë për media, ka thënë se në Kosovë nuk ka progres në sektorin e shëndetësisë, ekonomisë, drejtësisë dhe sigurisë, duke u bazuar në raportin e Progresit të Komisionit Evropian për Kosovën.

Tahiri tha se në asnjë fushë të vlerësimit për Kosovën, Komisioni Evropian nuk ka konstatuar një progres të mirë ose shumë të mirë.

“Në raportin e Progresit të Komisionit Evropian, 24 herë përsëritet fjala “nuk ka progres’, 32 herë përmendet se në sektor të ndryshëm Kosova është në fazë të hershme të saj, zero herë konstatohet ‘Progres i mirë’ dhe zero herë konstatohet ‘Progres shumë i mirë’”, tha tutje, Xhafer Tahiri.

Tahiri ka theksuar se në këtë raport vërehet mungesë progresi në shëndetësi, dhe se po i njëjti raport, konstaton në mënyrë kritike se buxheti i shëndetësisë për vitin 2022 është zvogëluar për 14.6 për qind.

“Raporti konfirmon dështimin në reformën legjislative sepse Qeveria dhe pse ka shumicë në Kuvend, ajo dështon të bëjë korum”, shtoi deputeti i LDK-së.

Mes tjerash, Tahiri shtoi se ky progres ka rikonfirmuar prapë qasjen pozitive të LDK-së, sepse opozita ka mbeshtetur legjislacionin kyç, lidhur me integrimet evropiane, duke i mbeshtetur me votë në Kuvendin e Republikes se Kosovës, marrëveshjet ndërkombëtare.





Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika