Tahiri: Ne si deputetë të opozitës duhet t’ia shkurtojmë jetën Qeverisë Kurti

Abelard Tahiri, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-s, Tahiri ka kritikuar ashpërsisht Qeverinë për marrjen e kërcënimeve nga SHBA-të dhe për sanksionet e BE-së, duke e quajtur këtë situatë si të papranueshme dhe të patolerueshme. Ai ka bërë thirrje për angazhim demokratik nga deputetët e opozitës për të marrë përgjegjësi dhe për të vepruar kundër Qeverisë aktuale

“Kërcënimet” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj Qeverisë Kurti dhe sanksionet e Bashkimit Evropian duhet të jenë njëra ndër shkaqet që deputetët e opozitës të “ia shkurtojnë jetën kësaj Qeverie”.

Kështu deklaroi nga foltorja e Kuvendit, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, i cili theksoi se “asnjëherë përvjetor më të zbehtë të pavarësisë nuk kemi pasur”, shkaku i partisë në pushtet.

“Jemi në prag të shënim të 16-vjetorit të pavarësisë të vendit tonë. Kush do ta kishte menduar 16 vite më parë që në 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës që Kosova do të ishte vendi i sanksionuar nga BE-ja. Kush do ta kishte menduar 16 vite më parë që në prag të prag të përvjetorit të 16 të pavarësisë tonë, marrim kërcënimet më të ashpra më shkëputjen e partneritetit tonë me SHBA-të. Kjo është papranueshme dhe e patolerueshme, pra sot të marrim kërcënime siç kemi marrë dy herët e fundit, si në mbledhjen e Këshillin e Sigurimit nga SHBA-të… siç ishte edhe qëndrimi para dy netëve i James O’Brien… kjo është e papranueshme.

Ata janë duke e kërcënuar direkt Qeverisë e Kosovës për shkëputje të partneritetit. Por, fatmirësisht jo shtetin e Kosovës dhe jo qytetarët e Kosovës. Të nderuar kolegë deputetë  nuk mund të rrimë duarkryq  karshi kësaj situate. Edhe ne si deputetë të opozitës duhet të marrim përgjegjësitë tona dhe më të gjitha mjetet që kemi në duar, gjithmonë demokratike duhet të angazhomi t’ia shkurtojmë jetën kësaj qeverie. Pra, sot kemi një numër të marrëveshjes ndërkombëtare, çfarë kuptimi ka votimi i këtyre marrëveshjeve kur ne po sanksionohemi çdo ditë. Asnjëherë përvjetor më të zbehtë të pavarësisë nuk kemi pasur”, ka thënë Tahiri.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika