Tahiri: Nesër të mos bëhet lojë me Projektligjin për Specialen

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës të miratojë të hënën Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke theksuar se me këtë çështje nuk duhet të bëhet “lojë” politike.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka thënë se seanca e së hënës pritet të jetë e gjatë dhe se Kuvendi, sipas tij, duhet ta miratojë ligjin në të dyja leximet.

“Por ky ligj duhet të jetë vetëm fillimi i një reagimi proaktiv të shtetit në mbrojtje të historisë dhe të vlerës më të madhe kombëtare, luftës çlirimtare. Nesër nuk duhet të bëhet lojë me asnjërin lexim”, ka shkruar Tahiri.

Ai ka theksuar se në leximin e dytë duhet të shqyrtohet me kujdes nëse gjatë trajtimit në Komisionin për Legjislacion ka mbetur diçka pa u përfshirë, në mënyrë që të bëhen amendamentet e nevojshme për përmirësimin e ligjit.

Sipas Tahirit, kjo çështje nuk duhet të shndërrohet në “fushëbetejë për interpretime politike”, e as në garë se cila palë po paraqitet më mirë apo më zëshëm.

“Nesër duhet të jetë një nisje e re. Në dy vitet që vijnë, shteti i Kosovës duhet të tregojë seriozitet në raport me procesin gjyqësor në Hagë. Kosova duhet të ketë një qasje institucionale, të qëndrueshme dhe të përgjegjshme për mbrojtjen e historisë dhe të vërtetës për luftën çlirimtare”, ka shkruar ai.

Tahiri ka shtuar se seanca e së hënës nuk duhet të shihet si fund i debatit, por si fillim i një pune më të gjerë institucionale.

“Nesër nuk duhet të jetë fundi i një debati, por fillimi i një pune më të madhe të shtetit për çlirimtarët”, ka përfunduar ai.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika