Tahiri niset drejt Hagës me djalin e Thaçit: Presim vendimin lirues

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, është nisur drejt Hagës bashkë me djalin e ish-presidentit Hashim Thaçi, Endritin, në prag të shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Tahiri ka publikuar një fotografi gjatë udhëtimit, duke shkruar se e nesërmja është një ditë e shumëpritur pas gjashtë vitesh pritjeje.

“Nesër është një ditë e shumëpritur. Pas gjashtë vitesh pritjeje, shprese dhe besimi, presim vendimin lirues për Presidentin Hashim Thaçi dhe shokët e tij”, ka shkruar Tahiri.

Ai e ka përmbyllur postimin me thirrjen: “Liri për çlirimtarët!”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika