Tahiri: Nuk e mbështesim rritjen prej 50 eurosh, është tentim për blerje të votës

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se paralajmërimi i Qeverisë Kurti për rritje pagash në sektorin publik që nga muaji janar është skandaloze, pasi sipas tij e gjithë kjo është tentim për blerje votash

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar sot se duke filluar nga janari i vitit të ardhshëm, të gjithë punonjësit e sektorit publik do të përfitojnë një rritje të koeficienteve, e cila do të rezultojë në një rritje totale prej 110 eurosh deri në korrik 2025.

Kurti njofton rritje pagash për sektorin publik: 55 euro më shumë nga janari 2025

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka komentuar paralajmërimin për rritjen e pagave nga Qeveria Kurti duke e quajtuar mashtrim dhe skandaloze.

“GP i AAK ka thirrur këtë konferencë për shkak të se konferenca e kryeministrit ka qenë komunikimi më i rëndësishëm për 80 mijë shërbyes civil. Gjithë ne kemi prit që t’i duartrokasim për rritjen e vlerës së koefocientit. Në esencë është skandaloze, në përmbajtje është mashtrim dhe dështim”, tha Tahiri në konferencë për media.

Tahiri tha se se procesi i rritjes së pagës në sektorin publik bëhet në dy mënyra, përmes Ligjit që i rregullon pagat dhe shumën e rregullon me Ligjin mbi Buxhetin.

“Kosova dhe qeveria i rregullon pagat në sektorin publik me Ligj dhe shumën e rregullon me Ligjin mbi Buxhetin. Rritja e njësive në formë hirarkike të koeficinetit mundet me ndodh vetëm nëse ky Ligj i shtrohet një procesi të amandamentimit në Qeveri e më pastaj në Kuvend. Është manipulim me shërbyes civil dhe kanë pritur që së paku vlera e koeficientit të jetë së paku 130 euro”, shtoi Tahiri.

E gjithë këtë, ai po e quan si tentim për blerje votash nga partia në pushtet.

“Ne kërkojmë që të mos ketë lojë, të mos tentohet blerja e votës por të shkohet përmes Ligjit për Buxhetin. Ajo që u tha për rritje të ekonomisë, të na tregojë dikush se në cilën sektorë është rritur ekonomia. Andaj ne nuk e mbështesim rritjen prej 50 euro, për shkak se ky është mashtrim dhe tentim për blerje të votës”, u shpreh Tahiri.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika