Tahiri: Nuk marrim pjesë në asnjë votim nëse nuk themelohet komisioni për energji

Shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, ka ripërsëritur qëndrimin e AAK-së, se nuk do të marrin pjesë në asnjë votim derisa të themelohet komisioni hetimor për energjinë

Besnik Tahiri, AAK

Një nga pikat e diskutimit në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, ka qenë edhe themelimi i komisionit hetimor për menaxhimin e krizës me energjinë.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, pas kësaj mbledhje ka thënë se nuk do të marrin pjesë në asnjë votim, as në Kuvend e as në komisione të ndryshme, nëse nuk themelohet komisioni i kërkuar.

“Qëndrimi i AAK-së është i thjeshtë, kërkesa për një komision hetimor është bërë nga kryetari i deputetëve të PDK-së, nënshkrues janë deputetët individualisht. Për vlerësimin tim është e habitshme dhe e pakuptimtë dhe zgjon kureshtje se cila është arsyeja që LVV-ja e kundërshton hetimin”, ka deklaruar Tahiri.

Sipas Tahirit, Qeveria ka frikë nga gjetjet që mund të dalin nga puna e komisionit hetimor për energji. Sipas tij, refuzimi për themelimin e komisionit po bëhet me direktivat e kryeministrit Kurti.

“Është e habitshme dhe zgjon kureshtje të madhe se pse shumica VV e kundërshton këtë, çfarë janë duke fshehur që nuk po e lejojnë themelimin e këtij komisioni. Është e pakuptimtë, dhe çfarë është duke fshehur shumica me direktivë të Qeverisë dhe kryeministrit Kurti”, ka shtuar Tahiri.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika