Tahiri për mosekzekutimin e pagave: Po bëhet një ndëshkim kolektiv

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka fajësuar Qeverinë për mosekzekutimin e pagave për mësimdhënësit duke thënë se në këtë kohë ka pasur qasje të padinjitetshme nga ana e Qeverisë

Besnik Tahiri, shef i grupit parlamentar të AAK-së





Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, në seancën e 7 tetorit, duke bërë kërkesën për interpelancë me ministrin Murati dhe votimin e propozim-rezolutës për këtë çështje, ka thënë se është absurde të aludohet se po ruhet buxheti i Qeverisë së Kosovës duke shkelur dinjitetin e një kategorie që i është besuar e ardhmja e fëmijëve në aspektin social dhe arsimor.

Sipas tij, me anë të mosekzekutimit të pagave po bëhet një ndëshkim kolektiv.

“Je duke krijuar kriza me probleme të njëpasnjëshme, nuk të nevojiten as ty e as Kosovës”, i është drejtuar Tahiri-Kurtit.

Ai ka thënë ndër të tjera se qeveria nuk është punëdhënës i personelit paraunversitar, por siç thotë ai punëdhënës me ligjin për vetëqeverisje lokale, këtë përgjegjësi e ka komuna.

“I nderuar ministër Murati ju dhe qeveria ku bëni pjesë keni dështuar për të adresuar çështjen që adreson çdo ministër dhe qeveri në kohë krizash”, ka vijuar Tahiri.

Sipas tij, në këtë kohë ka pasur qasje të padinjitetshme nga ana e Qeverisë dhe është treguar një padituri.

“Ne nuk po ju akuzojmë ju për krizën globale, po për qasje të padinjitetshme dhe padituri”.

Sipas Tahirit, qeveria me mosekzekutimin e pagave e ka shkelur ligjin për mbrojtje kundër diskriminimit, sepse në grevë siç thotë ai nuk ka qenë vetëm niveli parauniversitar por edhe niveli civil nëpër komuna.





Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika