Tahiri: Parlamenti Evropian e dënoi sulmin në Banjskë, Qeveria reagoi në mënyrë fëmijërore
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, sepse, sipas tij, nuk kanë reaguar si duhet pas miratimit nga Parlamenti Evropian të një rezolute ku mbahet përgjegjëse Serbia për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit. Në një konferencë për media, Tahiri tha se Qeveria e Kosovës ka reaguar në […]
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, sepse, sipas tij, nuk kanë reaguar si duhet pas miratimit nga Parlamenti Evropian të një rezolute ku mbahet përgjegjëse Serbia për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.
Në një konferencë për media, Tahiri tha se Qeveria e Kosovës ka reaguar në mënyrë fëmijërore ndaj një rezolute të fuqishme pro Kosovës.
“Reagimi i Kosovës ndaj një rezolute si kjo, ka qenë fëminor, pa eksperiencë dhe jo falënderues, shqiptarët nuk e kanë traditë mos me qenë falënderues”, tha ai.
Sipas tij, Qeveria nuk reagoi në mënyrë serioze pas miratimit të rezolutës nga ana e PE-së, dhe se postimet në rrjete sociale nuk mjaftojnë.
“Është për t’u habitur që një rezolutë të mos ketë reagim të Qeverisë, ministrisë dhe parlamentit. E papranueshme të mos ketë reagim serioz në raport me këtë qëndrim të qartë të PE-së për Kosovën”
“Është për keqardhje, vaj halli ku ka ra Kosova dhe çfarë institucionesh ka, nuk marrin kohë me lexu një rezolutë”
“Kosova komunikimin politik dhe shtetëror është reduktu në tëitter edhe ato i bëjnë gabim si rasti me MAcron. Ka komunikim vetëm në rrjete sociale”, tha Tahiri.
Tahiri bëri të ditur se do të kërkojnë nga Kuvendi i Kosovës ta miratojë një deklaratë mbështetëse për pikat e rezolutës e cila u miratua nga Parlamenti Evropian.















