Tahiri: PDK nuk do të dorëzohet në betejën për fuqizimin e Policisë së Kosovës

“Për të tretën herë Vetëvendosja nuk pranoi as të diskutohet rezoluta e PDK-së për fuqizimin e Policisë së Kosovës. Është për keqardhje ky injorim dhe ky poshtërim që VV-ja po ia bën policëve të Kosovës. Por, Partia Demokratike e Kosovës nuk do të dorëzohet në betejën për fuqizimin e Policisë së Kosovës”, ka thënë Abelard Tahiri nga PDK

Shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri

Shefi i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka shprehur zhgënjimin e tij, pasi për të tretën herë Lëvizja Vetëvendosje nuk pranoi të diskutohet për rezolutën e PDK-së që kishte të bënte me fuqizimin e Policisë së Kosovës.

Tahiri ka shprehur keqardhjen për mosmiratimin e rezolutës, duke thënë se Policia e Kosovës po poshtrohet nga partia në pushtet.

“PDK-ja është e vendosur të vazhdojë luftën për sigurinë dhe për të krijuar një mjedis më të sigurt për qytetarët e Kosovës”, ka përfunduar Tahiri.

Ai ka theksuar se PDK nuk do të dorëzohet dhe vazhdon të shprehë përkushtimin e saj për fuqizimin e Policisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika