Tahiri: PDK-ja nuk voton asnjë marrëveshje ndërkombëtare derisa të caktohet data e zgjedhjeve

"Ne nuk votojmë dhe krejt çka kërkojmë dhe angazhohemi është që kjo legjislaturë të marrë fund sa më shpejt dhe të caktojmë datën e zgjedhjeve", tha deputeti Abelard Tahiri

Kuvendi i Kosovës

Pas dështimit të ratifikimit të dy marrëveshjeve ndërkombëtare në seancën plenare, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se një kuvend i cili nuk e ka kapacitetin e vet objektin të kalojë marrëveshje ndërkombëtare, sipas tij, nuk ia vlen të ekzistojë legjislatura fare.

E kjo nuk kaloi pa u komentuar nga shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri.

Ai ka thënë se tashmë PDK-ja, sa i përket marrëveshjeve ndërkombëtare, e ka qëndrimin e qartë.

“Ne nuk votojmë dhe krejt çka kërkojmë dhe angazhohemi është që kjo legjislaturë të marrë fund sa më shpejt dhe të caktojmë datën e zgjedhjeve. Ne ju ftojmë që të ulemi dhe të diskutojmë për datën e zgjedhjeve dhe në momentin që dakordohemi jemi dakord që brenda asaj dite t’i kalojmë të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare. Krejt e kotë është votimi i këtyre marrëveshjeve” tha ai.

Kurse, Konjufca iu kundërpërgjigj me ironi duke thënë se “nëse pajtohemi që zgjedhjet të jenë në janar 2025 a i votojnë marrëveshjet?”.

Në anën tjetër, edhe shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se është përgjegjësi e Qeverisë që të garantojë që Kuvendi ka një frymë bashkëpunimi për çështjet parlamentare.

“Do të duhej të ishte shprehja e saktë, dështim i qeverisë, sepse qeveria nuk ka arritur për asnjë temë, asnjë çështje të krijojë konsensus në këtë kuvend në këto tri vite të qeverisjes”, tha ai.

Sipas tij, për çështjet me interes të vendit duhet që Qeveria të arrijë konsensus.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika