Tahiri për arrestimin e drejtorit të KEK-ut: E lus Qeverinë të mos mbrojë këtë rast sikurse atë të Martin Berishajt

Besnik Tahiri, Shef i Grupit Parlamentar të AAK-së në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës më 15 shtator 2022

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, në lidhje me arrestimin e drejtorit të KEK-ut ka thënë se është një “megaskandal”.

Ai në seancën e së enjtes në Kuvendin e Kosovës e ka kritikuar edhe veprimin e Qeverisë, të cilin e ka quajtur orkestrues në lidhje me mbrojtjen e këtij rasti.

“Megaskandali i djeshëm në KEK dhe veprimi i orkestruar i mbrojtjes para se të dihet as për çfarë është hetimi tregon qartë panikun e madh që e ka kjo Qeveri në raport me këto afera korruptive. Sulmet që dje u janë bërë organeve të pavarura të drejtësisë, tregojnë për një alarm që është në Qeveri”, ka thënë Tahiri.

Ai i është drejtuar Qeverisë duke i thënë të mos mbrohet ky rast sikurse rasti i ambasadorit, Martin Berishajt.

“Kërkesa ime është mos e mbroni siç e keni mbrojtur Martin Berishaj”.

Ndryshe, të mërkurën, zëdhënësi i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Ekrem Lutfiu, ka njoftuar se drejtori i KEK-ut, Nagip Krasniqi, është arrestuar nga Prokuroria Speciale nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika