Tahiri për Asociacionin: Nëse Kurti udhëton të hënën ne Bruksel, do ta nënshkruajë marrëveshjen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të takohen më 27 shkurt në Bruksel, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Sipas Tahirit, nëse Kurti arrin të hënën në Bruksel, i njëjti do ta nënshkruajë marrëveshjen mbi Asociacionin e Komunave me shumicë serbe

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, i ftuar në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka thënë se nëse kreu i ekzekutivit, Albin Kurti do të realizojë udhëtimin e tij drejt Brukselit të hënën, i njëjti do të nënshkruajë marrëveshjen mbi Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë.

I ftuar në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, Tahiri ka thënë se nga qershori, Qeveria veçse do të merret me hartimin e draftit të Asociacionit, nëse i njëjti nënshkruhet.

“Kryeministri i Kosovës dhe presidenti serb, ditën e hënë, sipas të gjitha gjasave, prej asaj çka kemi dëgjuar dhe biseduar me akterë të ndryshëm, ditën e hënë do ta nënshkruajnë marrëveshjen. Pastaj i kemi zgjedhjet në Veri ku do të mbahen dhe do të zgjedhen katër organet legjitime të komunave në Veri të Kosovës dhe pas asaj, besoj nga qershori, do të kemi angazhimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës në hartimin e statusit të këtij Asociacioni, i cili përcakton strukturat e Kuvendit e të gjitha ato dhe do të fillojë jetësimi i kësaj marrëveshjeje, duke mos qenë pjesë e një marrëveshjeje finale”, ka deklaruar ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të takohen më 27 shkurt në Bruksel, në kuadër të dialogut, ku do të diskutojnë për propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e raporteve.

Në faqen zyrtare të Zyrës për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell dhe Miroslav Lajçak, është bërë e ditur se fillimisht do të zhvillojnë takime të ndara me Kurtin e Vuçiqin.

Këto takime do të fillojnë në orën 15:00, dhe më pas, do të ketë një takim të përbashkët.

Plani evropian për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, pos marrëveshjes bazë, përmban edhe planin e zbatimit.

Përmbajtjen ekskluzive të këtij dokumenti e ka siguruar Dukagjini.com.

Aty parashihet që jo më vonë se 15 ditë pasi palët të nënshkruajnë marrëveshjen bazë, ekipi menaxhues duhet të paraqesë draftin për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Një gjë e tillë do të mundësojë që palët të lëvizin drejt hapave të tjerë, siç është njohja reciproke e dokumenteve.

EKSKLUZIVE – Ky është plani i zbatimit të planit evropian

Shija e redaktorit

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Të fundit nga rubrika