Tahiri për ekzekutimin e pagave: Këta nuk qeverisin përmes ligjeve, atyre u referohen vetëm për të shtyrë përpara turpin

Shefi i Grupit Parlamentar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka reaguar në lidhje me ekzekutimin e pagave për punëtorët e sektorit publik

Besnik Tahiri, AAK

Shefi i Grupit Parlamentar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka reaguar në lidhje me ekzekutimin e pagave për punëtorët e sektorit publik.

“Sot, shumica dërrmuese e profesionistëve në administratën publike, mbi 80 mijë u fyen, u tallën, u mashtruan. Ata në vend të pagave, pranuan transfere kuturu”, ka shkruar Tahiri.

Tahiri ka thënë se disave nuk u janë llogaritur shtesat, të tjerëve përvoja, rrëzikshmëria, të tjerëve kompensimet e tjera.

“Prapa kësaj qëndron agjenda politike e kësaj qeverie, pranoni pagat ose lëreni punën”, ka theksuar shefi i Grupit Parlamentar nga AAK.

“Këta nuk qeverisin përmes ligjeve, në fakt ligjeve u referohen vetëm për të shtyrë përpara turpin, që thellë këta të paditur e kualifikojnë si Revolucion”, ka thënë tutje Tahiri.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika