Tahiri për grevat: S’ka të bëjë me egon apo inatin e kryeministrit, por me qëllime politike

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se mospranimi i kërkesave të sindikatave nga kryeministri, Albin Kurti, është qëllim politik

Besnik Tahiri, Shef i Grupit Parlamentar të AAK-së në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës më 15 shtator 2022

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, gjatë debatit për grevat, ka thënë se qëndrimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, nuk ka të bëjë as me egon e as me inatin e tij.

Sipas Tahirit, qëllimi i kryeministrit Kurti, i cili nuk i ka pranuar kërkesat e sindikatave, është qëllim politik.

“Po flitet për egon e kryeministrit Kurti për inatin e tij. Ky s’e ka as për ego, as për inati. Ky ka qëllim politik. Qëllimi politik është t’i përçajë sindikatat, të cilat nuk ka mundur t’i kapë si bordet”, ka thënë Tahiri.

Tahiri ka thënë se kjo ka të bëjë me krijimin e binomit, Albin Kurti dhe Rrahman Jasharaj.

“Me krijimin e këtij binomi ka për qëllim të nënvlerësojë dhe të anashkalojë problemet që janë në të gjitha sektoret”, shtoi Tahiri.

Deputeti i AAK-së ka thënë se sindikatat nuk po bëjnë pazare. Sipas tij, është Qeveria ajo që po i bën ato.

“U fol pak për parimet, nuk ka këtu për parime. Nuk po bën pazar sindikata, por Qeveria po bën pazar se ky ia ka dhënë 50 euro, kur i ka dhënë 50 ka mundur t’i bëjë 100. Pazarin dhe tregtinë e ka instaluar me paratë e popullit kjo qeveri me koncept social, dhe jo me koncept zhvillimor”, u shpreh Tahiri.

Drejtuar kreut të ekzekutivit, Tahiri ka thënë se nuk është pozicion i lehtë “por është turp për qeverinë dhe për ne si deputetë të mos marrim një vendim për 50 euro, të mos kthehen fëmijët në shkolla”.

Përderisa gjithandej globit shihen shtete e qeveri që kanë filluar komunikimin për të marrë masa e për t’u përgatitur me ballafaqimin e krizave , sipas Tahirit qeveria aktuale e vendit “është e zënë në shpërfaqjen e pashembullt të një arrogance, e për më keq për prodhimin e krizave të njëpasnjëshme”.

“Reagimi i qeverisë në këtë kohë krize pos që po i shkon pas problemit, më tepër i ngjan një protokolli të takimeve të minsitres së Arsimit e kryeministrit, sesa një ballafaqimi që i ka hije një burrështetasi, një kryeministri që ulet dhe nuk i komenton fjalët brenda takimit, a i thotë vëlla, motër, por ulet dhe merr vendim dhe ofron alternativë të përbashkët”.

Tahiri në fund kërkoi nga kryeministri Kurti që të ndërmerret një vendim në mënyrë që fëmijët të mos e pësojnë më shumë humbjen e orëve mësimore.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika