Tahiri: Për katër vjet, 33 beteja për ta mbrojtur rendin kushtetues

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka publikuar sot një përmbledhje të angazhimit të tij katërvjeçar në krye të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, sipas tij në mbrojtjen e rendit kushtetues të vendit.

Tahiri ka bërë të ditur se gjatë këtij mandati ka dërguar 33 kërkesa në Gjykatën Kushtetuese, duke i cilësuar ato si “33 beteja për të mbrojtur rendin kushtetues të Republikës”.

Në deklaratën e tij, ai ka theksuar:

“Si kryetar i Grupit Parlamentar të PDK-së, gjatë 4 viteve të fundit kam çuar 33 kërkesa në Kushtetuese, ku 17 prej tyre ende presin vendimin e kësaj gjykate, ndërsa shumicën e të tjerave i kemi fituar me sukses të plotë. Çdo rast ka pasur një qëllim: mbrojtjen e lirisë, demokracisë, barazisë, ndarjes së pushteteve dhe sundimit të ligjit nga vendimet arbitrare dhe ligjet kundërkushtetuese.”

Ai shtoi se këto çështje nuk janë vetëm procedura juridike, por mision shtetformues.

“Këto janë vlerat për të cilat populli ynë ka sakrifikuar shumë. Dhe këto vlera do të vazhdoj t’i mbroj pa kompromis në vazhdimësi”, tha ai.

“Bashkë do t’i japim Kosovës një Qeveri, nën udhëheqjen e Bedri Hamzës, që mbron dhe respekton Kushtetutën, ligjin dhe dinjitetin e qytetarëve”, shkroi Tahiri në Facebook.

 

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika