Tahiri për kontratat njëburimore: Ta ndalim këtë trend të keqpërdorimit të parasë publike

Tahiri i PDK-së ka thënë se nëse shndërrohet në traditë nënshkrimi i kontratave njëburimore, atëherë "abuzimet financiare do të vazhdojnë"

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për kontratat njëburimore, ka thënë se të njëjtat janë të nënshkruara në një tavolinë duke fshehur transparencën.

Tahiri ka thënë se nëse shndërrohet në traditë nënshkrimi i këtyre kontratave, atëherë “abuzimet financiare do të vazhdojnë”.

“E dimë që është sfidë jashtëzakonisht e madhe, taskforcë prej 11 prokurorëve dhe staf mbështetës rreth 220 kontrata njëburimore, me hetu gjithë volumin e këtyre kontratave, e jo ne si deputetë. Nëse e lejojmë që të shndërrohet në traditë nënshkrimi i këtyre traditave, kjo do të vazhdojë, abuzimet nuk do të ndalen, ta ndalim këtë trend të keqpërdorimit të parasë publike përmes kontratave njëburimore. Kontratat njëburimore janë kontrata të nënshkruara në një tavolinë duke fshehur transparencën. S’ka transparencë”, ka deklaruar Tahiri.

Sipas Tahirit, shifra e kontratave njëburimore nga kjo qeveri shkon deri në 200 milionë euro.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë duke mbajtur seancë të jashtëzakonshme me një pikë të rendit të ditës, atë të themelimit të Komisionit Hetimor Parlamentar për procedurat e prokurimeve të negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë, në ministri dhe në ndërmarrje publike qendrore, seancë kjo e cila u ftua nga Partia Demokratike e Kosovës e mbështetur edhe nga partitë e tjera opozitare.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika