Tahiri për Ligjin e Pagave për Zyrtarët Publikë: Kanë mbetur edhe dy ditë që AAK-ja ta adresojë në Gjykatën Kushtetuese

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka reaguar në rrjetin social Facebook, ku ka thënë se Ligjit për Paga dhe për Zyrtarët Publikë u kanë mbetur edhe dy ditë për adresim në Gjykatë Kushtetuese

Deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku ka thënë se Ligjit për Zyrtarë Publikë dhe Ligjit për Paga u kanë mbetur edhe dy ditë për adresim në Gjykatën Kushtetuese, dhe ka shtuar se Ligjin e Pagave AAK-ja nuk do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese derisa nuk kuptohet rroga e një zyrtari publik.

“Ligjit për Zyrtarët Publikë dhe Ligjit të Pagave u kanë mbetur edhe dy ditë për adresim në Gjykatën Kushtetuese. Ligjin e Pagave, AAK-ja nuk do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese derisa nuk dihet vlera e koeficientit, pra derisa nuk kuptohet sa është rroga e një zyrtari publik”, ka shkruar Tahiri, duke shtuar se ky ligj nuk duhet të kthehet nga pika zero sepse prodhon pasoja të pariparueshme.

“Ky ligj, nuk duhet, edhe një herë të kthehet në pikën zero, pasi rrezikon të prodhojë pasoja të pariparueshme, por duhet gjithsesi të kontestohen  në Gjykatë së paku dy probleme: 1) ulja e pagave në Sistemin e Gjyqësorit dhe 2) diskriminimi i administratës publike i komunave në raport me rritjen e pagave dhe kategorizimin e të emëruarve politikë. Të dy pikat janë çështje serioze për Gjykatën Kushtetuese”, ka shtuar Tahiri në postimin e tij.

Ndërsa, ka thënë se Ligji për Zyrtarët Publikë duhet të shkojë në Gjykatë Kushtetuese dhe një gjë të tillë e mbështet Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

“Ligji për Zyrtarët Publikë duhet të shkojë në Gjykatën Kushtetuese tash, pasi i njëjti vendos kontrollin partiak mbi administratën, duke rrezikuar në plotësi reformat, me shpërfillje ndaj komenteve të SIGMA-së dhe BE-së. Me këtë rast, AAK është në koordinim dhe i bashkohemi bllokut opozitar për të ngritur çështje kushtetuese, e për ta kthyer në binarë këtë proces”, ka përfunduar në postimin e tij në Facebook, deputeti Besnik Tahiri.

 

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika