Tahiri për Osmanin: E përdor mllefin si “armë” për të mbuluar deficitet politike

Shefi i Grupit Parlamentar, të PDK-së, Abelard Tahiri, i ka kritikuar krerët e institucioneve për dështim të anëtarësimit në organizata ndërkombëtare

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar, të PDK-së, Abelard Tahiri, i ka kritikuar krerët e institucioneve të Kosovës, duke thënë se në vitin 2022 Kosova nuk e ka marrë asnjë njohje të re.

Po ashtu, ai ka përmendur mosanëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe mosarritjen e liberalizimit të vizave.

“Gjatë vitit 2022, Kosova nuk ka pasur asnjë njohje të re, nuk është anëtarësuar në Këshill të Evropës, as në Interpol, nuk ka as liberalizim vizash e as status kandidati për BE, as anëtarësim në Partneritet me NATO-n, dhe për më keq, vetë përbërja e shtetit tonë është bërë temë diskutimi në koncept nota e propozime”, ka thënë ai.

Tahiri e kritikoi edhe presidenten e vendit, Vjosa Osmanin, për të cilën tha se përveç mllefit të cilin e përdor për t’i mbuluar dështimet politike nuk ka treguar asgjë më shumë.

“Kështu që në Konferencën e Ambasadorëve që u mbajt dje, presidentja Osmani iu dha leksion ambasadorëve të Kosovës, se si duhet të flasin e përfaqësojnë Kosovën, pa pasur t’iu japë as edhe një shembull të vetëm, se si ajo e ka përfaqësuar vendin, çka ka arritur e me çka është dalluar në politikën e brendshme apo të jashtme gjatë këtij viti, përveç mllefit që e përdor si “armë” për të mbuluar deficitet politike”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika