Tahiri për Qeverinë Kurti “Krejt dhe Drejt Emigrimit”

“Krejt dhe Drejt Emigrimit”, e ka quajtur Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Qeverinë e Kosovës të udhëhequr nga kryeministri, Albin Kurti.

Me anë të një postimi në Facebook, Tahiri ka thënë se, numri i qytetarëve të Kosovës që po kërkojnë viza në ambasada për t’u larguar nga vendi është alarmant.

“Produkti i kësaj paaftësie është Krejt dhe Drejt Emigrimit, por, kostoja e këtij produkti do jetë barrë për vendin me dekada. Është koha e fundit për të ecur me këmbë në tokë e për të reflektuar mbi shkaqet e këtij trendi e për të ofruar zgjidhje. Ose koha më e mirë për të lëshuar rrugë”, ka shkruar Tahiri.

Ai e ka konsideruar shqetësuese largimin e qytetarëve nga vendi.

“Kjo përmasë largimi dhe trendi që po vazhdon me kërkesat për viza është fatkeqësi për vendin, e cila e ka një adresë dhe kjo adresë gjendet në katin e dytë të ndërtesës së qeverisë”, ka shtuar ai.

Deputeti i PDK-së, ka theksuar se ëndrra për Kosovën e zhvilluar ekonomikisht e me një politikë që mundëson punë, arsim e perspektivë “është venitur”.

“Vetëm në katër muajt e fundit 199 mijë e 783 qytetarë apo rreth 11 për qind e popullsisë së Kosovës, kanë kërkuar largimin nga vendi përmes pritjes së vizave pranë ambasadave të huaja”, ka potencuar Tahiri.

Sipas tij, e vetmja shpresë e qytetarëve është largimi, ngase e njëjta “është vjedhur nga një pushtet premtues që s’ka aftësi, ide, plan dhe përkushtim për ta zhvilluar Kosovën”.

Siç thekson Tahiri, të gjitha këto vijnë si pasojë e trajtimit.

“Trajtimi që iu bëhet mjekëve, specialistëve dhe infermierëve, arsimtarëve, policëve e shërbyesve civilë duke i trajtuar me lëmoshë e jo si palë në ndërtimin e kushteve më të mira për punë e shpërblim adekuat. Ndërsa në anën tjetër, pa kurrfarë dialogu social, pa vizion për investime dhe pa asnjë plan për të rinjtë dhe të rejat që studiojnë, janë vetëm disa prej faktorëve që i kontribuojnë kësaj fatkeqësie”, ka shtuar ai.

Ndryshe, paga mesatare bruto në sektorin publik në Kosovë është rreth 620 euro.

Ndërsa, sa i përket sektorit publik ajo qëndron rreth 380 euro.

Ndërkaq, sipas draft-projektligjit për paga, presidentja e Kosovës do ta ketë pagën më të lartë në vend.

Në draftin e përgatitur nga Ministria e Punëve të Brendshme për Ligjin për pagat, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe kryeministri, Albin Kurti,  pasojnë listën me koeficient 19.

Bashkë me ta është edhe kryetari i Gjykatës Kushtetuese në vlerë të njëjtë.

Nënkryetari i Kuvendit, zëvendëskryeministri dhe zëvendëskryetari i Kushtetueses kanë koeficient 17, ndërsa deputeti, ministri e gjyqtari i Kushtetueses me koeficient 16.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika