Tahiri për Qeverinë: Pushteti autoritar ka shpërfaqur një fushatë linçuese kundër sistemit të drejtësisë

"Shihet shumë qartë se qëllimi i pushtetit nuk është denoncimi i ndonjë akti penal, por krijimi i argumenteve fiktive, me të cilat do të sulmohej Prokuroria, pikërisht në kohën kur zyrtarët e këtij pushteti do të ndiqeshin për vepra korruptive"

Shefi i Grupit Parlamentar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, iu ka reaguar kritikave të partisë në pushtet, VV-së, ndaj Prokurorisë së Shtetit.

Sipas tij, pushteti ditëve të fundit ka shpërfaqur një fushatë linçuese kundër sistemit të drejtësisë, “më qëllim frikësimin dhe shantazhimin e prokurorëve”.

“Ditëve të fundit pushteti autoritar ka shpërfaqur një fushatë linçuese kundër sistemit të drejtësisë, me theks të veçantë ndaj sistemit prokurorial të Kosovës, që për qëllim ka frikësimin dhe shantazhin e prokurorëve, të cilët në baza ditore po e luftojnë korrupsionin”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Më tutje Tahiri ka theksuar se gjithë kjo që po behët nga pushteti përmes deklarimeve dhe videomesazheve është të krijojë argumente fiktive, që të sulmohet prokuroria.

“Shihet shumë qartë se qëllimi i pushtetit nuk është denoncimi i ndonjë akti penal, por krijimi i argumenteve fiktive, me të cilat do të sulmohej Prokuroria, pikërisht në kohën kur zyrtarët e këtij pushteti do të ndiqeshin për vepra korruptive. Dhe, pikërisht tani po ndodh ky fenomen, ku me qëllim të dëmtimit të integritetit të prokurorëve dhe humbjes së besimit ndaj sistemit prokurorial, eksponentë të Qeverisë po dalin me video linçuese, se kinese Prokuroria është e njëanshme, ku si argument po përdorin pikërisht kallëzimet penale të cilat i kishin parashtruar më herët dhe të cilat nuk përmbushnin kriteret ligjore për t’u trajtuar”, ka shtuar Tahiri.

Ai ka ftuar sistemin prokurorial që të vazhdojnë më punën e tyre në luftën kundër krimi dhe korrupsionit.

“Unë e ftoj sistemin prokurorial të Kosovës, që të vazhdojë punën e tyre të pakompromis në luftimin e krimit dhe korrupsionit, ashtu siç e kërkojnë ligjet dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës.

Shantazhet nuk kalojnë”, ka përfunduar Tahiri.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika