Tahiri për raportin e DASH-it: Në historinë e qeverisjes, asnjëherë Kosova nuk ka marrë klasifikim kaq të rëndë

Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës Për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se në historinë e Kosovës nuk ka ndodhur asnjëherë një klasifikim, siç e quajti ai, i rëndë në raport me vendin

Besnik Tahiri nga LDK-ja, në Seancë Plenare

Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës Për Ardhmërinë e Kosovës [AAK], Besnik Tahiri, ka thënë se në historinë e Kosovës nuk ka ndodhur asnjëherë një klasifikim, siç e quajti ai, i rëndë në raport me vendin.

Tahiri deklaroi kështu gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Kosovës, duke iu referuar raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit.

“Në historinë e qeverisjes në Kosovë, asnjëherë vendi ynë dhe Qeveria nuk kanë marrë një klasifikim kaq të rëndë, kaq serioz, kaq keq në raport me gjendjen e vendit tonë. Për me e kuptu se sa keq është, dhe sa e rëndësishme është që ky Parlament ta diskutoj këtë raport,  ju lutem hapne vetëm faqen e parë. Në faqe të parë ky raport flet në radhë të parë për korrupsion serioz në Qeveri, as nuk thotë në qeverisje, as më gjerë, thotë korrupsion serioz në Qeveri”, tha Tahiri.

Ndryshe, edhe Lidhja Demokratike e Kosovës në reagimin e saj gjatë ditës së djeshme ka thënë se Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, edhe Organizata Amerikane “Freedom House” në raportin e vitit 2024 kanë përmendur korrupsionin qeveritar, që, sipas tyre, “Vazhdon të jetë shqetësim SERIOZ në Kosovë”.

 

LDK-ja për raportin e DASH-it: I dha vulë paaftësisë së Qeverisë, ftojmë Prokurorinë për trajtimin e shqetësimeve tona

Sipas tyre, nga gjithsej 7 pikë në luftën kundër korrupsionit, Kosova është vlerësuar me vetëm 2.25. Kjo thuhet se dëshmon edhe njëherë se korrupsioni gjatë kësaj qeverie nuk është luftuar.

Derisa, Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se dy raportet e rëndësishme ndërkombëtare për Kosovën, ai i Departamentit Amerikan të Shtetit, dhe i organizatës amerikane “Freedom House, godasin korrupsionin serioz qeveritar në Kosovë.

Madje Çitaku tha se publikimi i këtyre dy raporteve duhet të shërbejë si alarm zgjimi për Qeverinë, duke theksuar se nuk duhet të mbyllim sytë para tyre.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika