Tahiri për reformën zgjedhore: Ky proces të përfundojë me sukses

Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, teksa e ka quajtur proces të tejzgjatur atë të reformës zgjedhore, ka thënë se i njëjti duhet të përfundojë me sukses

Deputeti i AAk-së, Besnik Tahiri





Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka folur për rëndësinë e reformës zgjedhore në Kosovë.

Përfaqësuesit e Grupeve Parlamentare ka muaj të tërë që kanë nënshkruar deklaratën e përbashkët për formimin e komisionit ad-hoc për reformën zgjedhore.

Tahiri, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, teksa e ka quajtur proces të tejzgjatur, ka thënë se i njëjti duhet të përfundojë me sukses.

“Sot, u mbajt takimi i Komisionit për Reformë Zgjedhore. Tash e 11 vjet një mori rekomandimesh të dala nga pesë palë zgjedhje parlamentare mbesin vetëm të shkruara në raporte vendore e ndërkombëtare nga vëzhgimi i zgjedhjeve”, ka shkruar Tahiri.

Sipas tij, është koha që këto sugjerime të trajtohen një nga një, për të siguruar një proces të drejtë zgjedhor.

“Për AAK-në, është me rëndësi që ky proces konsultativ të jetë gjithëpërfshirës, ku zëri i secilit të dëgjohet dhe ky proces i stërzgjatur të përfundojë me sukses”, shtoi ai.

Ndryshe, deputeti Haki Abazi, më 21 tetor, përmes një konference për media ka thënë se para dy javësh komisioni ad-hoc ka nisur punën dhe ka kërkuar që mediat ta përcjellin këtë proces.

“Reforma zgjedhore është një prej proceseve më të rëndësishme, para 2 javëve ka filluar punën komisioni ad-hoc. Me vite të tëra është zgjatur ky proces. Po i thërras mediat, shoqërinë civile që ta përcjellin këtë proces”, kishte thënë Abazi.

Ai kishte deklaruar se ligji aktual ka lejuar deformim të plotë të vullnetit të qytetarëve, pasi është lejuar të bëhet pazar me votat.

“Ligji që kemi sot ka lejuar deformimin e plotë të vullnetin e qytetarëve, masakrimi i votës së qytetarit bëhet në momentin e numërimit, aty komisionarët dhe ata që janë të ulur aty bëjnë pazare se cilit do t’i takojnë votat”, ishte shprehur Abazi.

Deputeti Abazi kishte potencuar se duhet bërë digjitalizm i procesit zgjedhor dhe që Kosova të ndahet në pesë zona zgjedhore, teksa shtoi se ligji zgjedhor dhe reforma zgjedhore nuk bëhen çdo vit, prandaj është puna më me rëndësi në këtë legjislaturë.





Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika