Tahiri për uljen e pagave për gjyqtarët dhe prokurorët: Është përndjekje

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Albelard Tahir ka thënë se me këtë vendimi Qeveria Kurti ka hedhur bazën e parë për regres të sistemit të drejtësisë

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri


“Përpjekja për ta subordinuar këtë pushtet përmes uljes së pagave dhe lojës me paga, në fakt është jo veç përpjekje. Është në radhë të parë përndjekje. Kjo s’mund dhe s’duhet të lejohet”, kështu e ka vlerësuar uljen e pagave për gjyqtarët dhe prokurorët, Shefi i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Albelard Tahir.

Në reagimin e tij thuhet se Qeveria e Kosovës nuk e ka marrë këtë vendim për shkak të ligjshmërisë apo për shkak të mungesës së buxhetit.

Por “ky vendim është përpjekje e paramenduar e kryeministri Albin Kurtit, për të krijuar një krizë identitare ndaj atyre që punojnë për çdo ditë për rend dhe ligj”.

“Në së paku 10 vitet e fundit, institucionet e Kosovës kanë ndërtuar një perspektivë ku organet e drejtësisë punojnë të pavarura, të pandikuara, të paanshme, që zbatojnë ligjin dhe drejtësinë siç e përcakton Kushtetuta, dhe që për punën e tyre marrin kompensim adekuat e meritor”.

“Sot, kjo perspektivë u përmbys, nga kryeministri që po përmbysë çdo gjë të mirëfilltë, përballë mësymjes jo konvencionale me të cilën ai i është qasur qeverisjes”, ka shtuar ai.

Më tej Tahir ka përfunduar duke thënë se me këtë vendim, Qeveria Kurti ka hedhur bazën për regres në besimin e paanshmërisë, përkushtimit dhe drejtësisë institucionale, edhe sipas tij “janë cenuar parimet kushtetuese të pavarësisë së pushtetit të tretë”.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika