Tahiri për videon e LVV-së: Pushteti i sanksionuar i Albinit tashmë ka hyrë në një fazë të re paniku, edhe të frikës nga opozita
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahir, ka reaguar pas publikimit të një video nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje, duke e vlerësuar se këtë parti e ka rrokur paniku nga opozita. “Pushteti i sanksionuar i Albinit tashmë ka hyrë në një fazë të re paniku”, ka shkruar Tahiri. Më tej, ai […]
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahir, ka reaguar pas publikimit të një video nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje, duke e vlerësuar se këtë parti e ka rrokur paniku nga opozita.
“Pushteti i sanksionuar i Albinit tashmë ka hyrë në një fazë të re paniku”, ka shkruar Tahiri.
Më tej, ai ka deklaruar se videoja e LVV-së dëshmon frikën e pushtetit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
“Sot e paska publikuar një video duke e sulmuar opozitën, që dëshmon më së miri se kanë edhe frikë pikërisht nga kjo opozitë. Shumë shpejt do t’ju përcjellim; disa në shtëpia e disa në burgje”, ka thënë Tahiri.















